Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar në 23 vjetorin e rënies heroin Agim Ramadani, transmeton arbresh.info.
“Heroi Agim Ramadani është simbol i lirisë, guximit dhe përbashkimit. Lirinë e portretizuar me vargje e brushë, e bëri realitet me angazhimin e tij në UÇK, duke qenë një ndër shtyllat e operacionit “Shigjeta”, me të cilin u thye kufiri ndërmjet Kosovës e Shqipërisë. Në 23-vjetorin e rënies, fjalët janë të pakta në krahasim me veprën e heroit të papërsëritshëm. Sot përkulemi para veprës së tij dhe e kujtojmë më respekt heroin që i dha kuptim dhe formë lirisë sonë”, thuhet në përkujtimin e Presidentes.
Osmani ka theksuar se Agimi e realizoi ëndrrën për lirinë që ne të jetojmë të lirë, falë tij e bashkëluftëtarëve.
“Çdo përvjetor do të na sjellë në vëmendje vlerën e lirisë, heroizmin dhe pavdekësinë e tyre! Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Agim Ramadanin!”, ka theksuar Presidentja në përkujtimin e saj./arbresh.info/
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos