Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu, e cila e ka uruar për marrjen e detyrës dhe ka konfirmuar gatishmërinë për vazhdimin e punës së përbashkët në drejtim të avansimit të bashkëpunimit rajonal.
Ndërkaq, Presidentja Osmani theksoi se e vlerëson punën e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal drejt rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe ndihmës drejt përmbushjes së perspektivës euro-atlantike të rajonit tonë.
”Puna juaj sigurisht ka kontribuar në përmirësimin e jetës së njerëzve në rajonin tonë dhe po vazhdon ta bëjë këtë me iniciativa të ndryshme inovative, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, theksoi Presidentja Osmani.
Të dy palët u dakorduan për të vazhduar shkëmbimin dhe komunikimin, gjersa diskutuan për mundësitë dhe hapësirën për bashkëpunim më të ngushtë në fushën e inovacionit, digjitalizimit dhe agjendës së gjelbër./arbresh.info/
Zjarr në Fushe Kosove afër ETC-së
Vrasja e Erona Coklit – Mbrojtja e të akuzuarit Valon Aliu k...
Vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit
Katër të vdekur dhe 14 të plagosur nga të shtënat me armë zj...
Presidenca jep detaje nga takimet që zhvilloi Osmani me part...
Mbi 230 mijë euro paga për deputetët për as 2 orë seanca në ...