Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim ekipin e Korporatës së sfidave të mijëvjeçarit – MCC nga Ambasada e ShBA-ve.
Në këtë takim, ekipin e MCC u përfaqësua nga Drejtoreshë e Millennium Challenge Corporation (MCC) për Kosovë, Sarah Olmstead, si dhe Specialistja për ndihmë zhvillimore, Shqipe Neziri Vela, njofton zyra për media e Kuvendit të Kosovës, raporton arbresh.info.
Ekipi i MCC-së e njoftoi kryetaren Osmani rreth zhvillimeve të fundit sa i përket aktiviteteve të MCC-së si dhe fushat e veprimit në të cilat janë të fokusuar.
Kryetarja Osmani falënderoi ekipin e MCC-së për faktin që fokus i punës së tyre janë fushat zhvillimore të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të vendit.
“Ju përgëzoj po ashtu që në të gjitha aktivitetet tuaja, theks të veçantë vendosni në fuqizimin e grave dhe zhvillimin e fuqisë punëtore, të dy komponentë tejet të rëndësishme për një zhvillim të qëndrueshëm në vendin tonë”, ka thënë Osmani.
Palët diskutuan edhe rreth rolit kyç të Kuvendit në fazën e radhës së aktivitetit të MCC-së në vend, me ç ‘rast kryetarja konfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim dhe angazhim për përkrahje të projekteve të planifikuara në sektorin e energjisë./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...