Osmani fton liderët e partive për konsultime mbi datën e zgjedhjeve, takimi nis në ora 13:00

11:12 | 6 Mars 2026
E.K

Presidentja e Vjosa Osmani ka ftuar liderët e partive politike për konsultime lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve.

Sipas raportimeve në media, takimi do të mbahet sot nga ora 13:00. Presidentja Osmani konfirmoi ftesën gjatë konferencës së saj për media, ku gjithashtu njoftoi se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit dhe çuarjen e vendit në zgjedhje.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se është i gatshëm të marrë pjesë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve.