Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Brandon Hanrahan, ku ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së aleancës së ngushtë me SHBA-të.
Ajo tha se do të angazhohet për të forcuar këtë partneritet edhe me administratën e presidentit Trump, bazuar në besim të ndërsjellë dhe bashkëpunim.
”Sot pata një bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Brandon Hanrahan, gjatë së cilës u përqendrova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimin e koordinimit të ngushtë me partnerin tonë kryesor. Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euro-atlantik. Si presidente e vendit tim, do të angazhohem me administratën e presidentit, Donald Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, ka shkruar Osmani në X.
I had a phone call today with @StateEUR Senior Bureau Official Brandon Hanrahan, during which I focused on the importance of maintaining our strong alliance and ensuring close coordination with our key partner.
The strong alliance with the U.S. has always been to the benefit of…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 17, 2025
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...