Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar për mikpritjen e jashtëzakonshme në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane (U.S. Army War College/
Teksa ka publikuar një video përmbledhëse në Kolegj, ajo ka theksuar se ky është një institucion ku formohen gjenerata të tëra liderësh ushtarakë amerikanë dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe nga Kosova.
“Nga pritja e jashtëzakonshme në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane (U.S. Army War College), institucion ku formohen gjenerata të tëra liderësh ushtarakë amerikanë e ndërkombëtarë, përfshirë edhe nga Kosova. Faleminderit për mikpritjen!”, ka shkruar Presidentja.
Ndryshe, Osmani ka mbajtur fjalim në këtë institucion, ku ka përmendur kontributin e ushtarëve amerikanë dhe NATO-s, që Kosovën e çuan në liri dhe në një shtet të sigurt.
“Ishte një kohë kur ne po dëboheshim nga shtëpitë tona, kur të dashurit tanë po vriteshin para syve tanë. Dhe ku fëmijëria jonë ishte thjesht luftë, konflikt, shkatërrim dhe vuajtje. Vetë ekzistenca jonë ishte në pikëpyetje. Dhe në ato orët më të errëta, Amerika qëndroi me ne. Ishin ushtarët amerikanë, përkrah aleatëve tanë të NATO-s, që erdhën në Kosovë dhe e kthyen dëshpërimin në shpresë, frikën në siguri dhe okupimin në liri”, ka deklaruar mes tjerash Osmani.
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...