Presidentja , Vjosa Osmani ka shkruar sot për punën e grave në kompaninë “Krusha”, duke thënë se Fahrie Hoti dhe kooperativa “Krusha” janë sinonim i ngadhënjimit dhe suksesit.
Osmani në një postim në Facebook shkruan se çdo mbështetje për punën e këtyre grave të jashtëzakonshme është po ashtu mbështetje e një storie suksesi, e cila shërben si burim inspirimi për shumë gra e vajza të tjera.
“Zonja Fahrie Hoti dhe kooperativa “Krusha” janë sinonim i ngadhnjimit dhe suksesit.
Dje bashkë me shefin e EULEX-it, ambasadorin Wigemark ishim në Krushë me ç’rast EULEX-i dhuroi një donacion për kooperativën Krusha dhe ne u zotuam për të vijuar mbështetjen.
Çdo mbështetje për punën e këtyre grave të jashtëzakonshme është po ashtu mbështetje e një storie suksesi, e cila shërben si burim inspirimi për shumë gra e vajza të tjera.
Zonja Fahrie dhe gratë e kooperativës ‘Krusha’ janë konfirmimi më i mirë se kur ka vizion të qartë, angazhim dhe punë konsistente, suksesi është gjithnjë i sigurt.
Mbështetja për to do të jetë e vazhdueshme, sepse suksesi i grave të Krushës është sukses i Kosovës!”, shkruan Osmani. /arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...