Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve

14:46 | 9 Mars 2026
A Z

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve. E para e shtetit po e pret një interpretim të Gjykatës Kushtetuese.

Kështu ka bërë të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Ai ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë.

Sipas Kupinës, masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit.

“Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, ka thënë, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, Vjosa Osmani.