Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po zhvillon një vizitë zyrtare në El Salvador me ftesë të homologut të saj, Nayib Bukele.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani tha se El Salvadori ka qenë vazhdimisht një partnere përkrahëse për Kosovën përcjell Arbresh.info.
Osmani theksoi se me presidentin Bukele kanë diskutuar për zgjerimin e aleancave.
“Në takimin bilateral me Presidentin Nayib Bukele, sundimi i ligjit, prosperiteti ekonomik dhe zgjerimi i aleancave ishin në qendër të diskutimeve. Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim, prandaj kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij potenciali”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
Superliga e basketbollit vjen sot me derbin Peja-Sigal Prish...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...