Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takimin ish-kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidentja përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Sipas presidentës Kelmendi është një shembull e cila duhet të ndjekur.
“Një emër që na bën krenarë në arenën botërore dhe që vazhdon të na frymëzojë çdo ditë, jo vetëm secilin qytetar të Kosovës, por edhe miliona sportistë botërorë. Një shembull që duhet ndjekur me punën dhe përkushtimin e pashoq dhe e cila ngriti flamurin tonë në piedestalin më të lartë”, shkruhet ndër të tjera në postimin e Osmanit.
Kujtojmë që Majlinda Kelmendi ishte medalistja e parë e artë e Kosovës në Lojëra Olimpike.
Tashmë Majlinda Kelmendi është në rolin e trajnerës dhe me përvojën e saj po ushtron breza të rinjë të xhudos, për një të ardhme sa më të ndritur të Kosovës në këtë sport./Arbresh.info
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...