Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani iu adresua deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës me fjalimin vjetor.
Osmani fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, e ka nisur duke ngushëlluar për jetët e humbura të qytetarëve nga COVID-19.
“Viti që po e lëmë pas ishte sfidues për ne dhe gjithë njerëzimin. Për shkak të pandemisë dhe pasojat që la si në shendet, ashtu në ekonomi. Pandemia ka sfiduar jetët tona dhe mbase ka ndryshuar përjetësisht edhe mënyrën tonë të jetesës. Prandaj, në këtë moment kur sytë tanë janë orientuar fuqishëm nga shpresa për një të ardhme më të mirë, dua t’i kujtojmë ata që e humbën jetën si rrjedhojë jetën nga virusi. Dua t’iu shpreh ngushëllime familjeve të tyre, por edhe t’u jemi mirënjohës të gjithë atyre që dhanë ndihmesën e tyre, në cilëndo formë qoftë, për ta sfiduar pandeminë. Dua t’i shpreh mirënjohje qytetarëve të Kosovës, sidomos personelit shëndetësor që e dhanë shembullin se vetëmohimi dhe përkushtimi është gjithmonë i mundur”./arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri i vranët dhe me shi
Rinumërohen 80 për qind e votave
Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...