Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka ‘goditur’ ish-presidentin Hashim Thaçi gjatë fjalimit të fundvitit në Kuvendin e Kosovës.
Osmani ka thënë se Kosova “asnjëherë nuk ka pasur politikë të jashtme më aktive, më kuptimplote, më të përgatitur e më të koordinuar”.
“Natyrisht që kjo politikë e jashtme është e fokusuar në interesin e Kosovës dhe vetëm të Kosovës, e jo të interesave të ngushta individuale e shpeshherë të paligjshme po u pengon disave jo vetëm në Serbi, por edhe jashtë saj. Kosova nuk ka politikë të jashtme, po thonë ca zëra. Natyrisht që Kosova ka politikë të jashtme. Në fakt, më në fund Kosova ka politikë të jashtme”, tha Osmani.
Më tej, ajo tha se “koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë”.
“Por po ju tregoj se çfarë nuk ka Kosova tani. Nuk ka lobim për ndryshim kufijsh, nuk ka pagesa lobistësh për të shtyrë përpara agjenda puro-individuale, nuk ka intervista të paguara për të promovuar liderë të caktuar, nuk ka flirtime me Serbinë e me Rusinë me qëllim të interesava individuale”, tha Osmani.
Në politikën e jashtme, Osmani tha se ka shumë sfida, pasi që “gabimet kanë qenë të përmasave të mëdha”. /arbresh.info/
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...