Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë hallet dhe pritshmërit e fëmijëve kosovarë janë nga më të shumta.
Ajo ka thënë se duhet shumë punë për të bërë që çdo fëmijë në Kosovë të gëzojë fëmijëri të lumtur.
Këto komente ajo i ka bërë pasi ka lexuar letrat në ceremoninë e aktivitetit “Letër Presidentes”, të shkruara për të nga fëmijët e Kosovës
Postimi i plotë i tij:
Sot ishte ditë e veçantë!
Në ceremoninë e aktivitetit “Letër Presidentes”, të cilin e organizuam bashkërisht me portalin kulturor “KultPlus”, pranova letra të cilat më janë drejtuar nga fëmijë të shumtë anë e mbanë Kosovës.
Me të dëgjuar kërkesat dhe dëshirat e shprehura me shkrim nga këta fëmijë, kuptova se hallet e pritshmëritë e tyre janë nga më të ndryshmet dhe se kemi shumë punë për të bërë për t’u siguruar që çdo fëmijë në Kosovë të gëzojë një fëmijëri të lumtur, të shëndoshë e me mirëqenie.
Faleminderit shumë organizatorëve, e në veçanti fëmijëve të cilët me sinqeritet të plotë treguan se çfarë i gëzon e çfarë i mundon. Më treguan për ëndrrat e tyre, si dhe ambiciet për një të ardhme siç e ëndërrojnë ata!
Siç më kanë shkruar këta fëmijë, do t’i mirëpres çdoherë e çdo ditë letrat edhe nga fëmijët e tjerë të vendit tonë, sepse vetëm kur fëmijëria juaj bëhet më e mirë, po aq më e mirë do jetë e tashmja dhe e ardhmja jonë!/arbresh.info/
Në Dubai do të rifillojnë fluturimet sonte
Malisheva prezanton mbrojtësin danez, Andreas Skovgaard
UEFA e shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme, Finalissi...
Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin...
MINT intensifikon mbikëqyrjen ndaj rritjes së çmimeve të der...
Haxhiu pas takimit me Peleshin: Na dha mundësinë të kujtojmë...