Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Demokracisë ka thënë se Kosova do të punojë me të gjitha vendet e këtij samiti për të arritur objektivat.
Ajo poashtu tha se do të bashkëpunojnë për ta kundërshtuar dhe ndërhyrjen dhe propagandën ruse dhe për ta promovuar paqen në mbarë botën.
“Ne nuk duhet ta marrim demokracinë si të mirëqenë dhe duhet ta mbrojmë pa u dorëzuar asnjëherë. Qoftë një vend i madh apo i vogël, ne të gjithë mund të bëjmë një ndryshim, veçanërisht nëse i bashkojmë forcat. Andaj, ne zotohemi së do të punojmë me ju të gjithë për t`i arritur objektivat tona, për t`i ndarë praktikat më të mira, për ta kundërshtuar ndërhyrjen dhe propagandën ruse dhe për ta promovuar paqen në mbarë botën”, ka thënë Osmani, raporton arbresh.info.
Ajo ka paralajmëruar edhe organizimin e një Samit Global për Gratë në Paqe dhe Siguri në vitin 2022 që do të bashkojë liderë nga e gjithë bota.
“Në betejën mes demokracisë dhe autokracisë, historia na mëson se akomodimi i autokratëve nuk funksionon kurrë. Sot është më shumë se një samit. Është zëri ynë i përbashkët që i refuzon tendencat autokratike dhe zëri ynë i përbashkët në mbrojtje të demokracisë”, tha Osmani./arbresh.info/
Osmani në Samitin e Demokracisë paraqet zotimet e Kosovës për forcim dhe zhvillim të demokracisë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu