Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, priti në takim të përbashkët shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Në takim u diskutua lidhur me forcimin e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, përmes implementimit të rekomandimeve të nxjerra nga misionet e BE-së dhe OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë. Në këtë takim, Apostolova dhe Braathu kërkuan nga kryekuvendarja Osmani që të angazhohet në adresimin e këtyre rekomandimeve.
Ndërkaq Osmani ka ofruar mbështetje në këtë plan, duke potencuar se cilësia e procesit zgjedhor luan rol në avancimin e demokracisë në vend.
Kryeparlamentarja u zotua se shumë shpejt do të ndërmarr hapat e nevojshëm në koordinim me grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës, për të adresuar këtë çështje dhe për të garantuar rol proaktiv të Kuvendit në rregullimin e mëtutjeshëm të procesit zgjedhor në vend./arbresh.info/

Ministria e Bujqësisë njofton konferencë për nesër për sekto...
Haxhiu: Kosova e ka të qartë destinacionin euroatlantik
Komisionarja për Zgjerim e BE-së do ta vizitojë Kosovën javë...
Haxhiu përkujton Konushevcin dhe Malajn në 28-vjetorin e vra...
Reshjet e shiut s’i “frenojnë” kosovarët në lëvizjet drejt S...
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë me premtime për n...