Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu priti sot në takim njoftues shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë, ambasadoren Heleni Vakali.
Presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadores Vakali dhe i përcolli gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve nëpërmjet shtimit të bashkëpunimit ekonomik, në sektorin e energjisë, turizmit dhe investimeve.
Në këtë frymë, Presidentja Osmani vlerësoi ngritjen e raporteve në mes të Kosovës dhe Greqisë, duke theksuar se institucionet tona janë të përkushtuara t’i zgjerojnë dhe intensifikojnë raportet në të gjitha fushat, përfshirë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimin në procesin e integrimit në strukturat euro-atlantike si prioritet kyç i Republikës së Kosovës.
Në takim u diskutua edhe për situatën politike dhe të sigurisë në kontinentin evropian, me ç’rast Presidentja ripotencoi përkushtimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet, duke u thirrur në nevojën që demokracitë të qëndrojnë të bashkuara kundër tendencave destabilizuese edhe në rajonin tonë.
Presidentja Osmani dhe ambasadorja Vakali u dakorduan për shtimin e bashkëpunimit dhe komunikimit ndërinstitucional në fushat e interesit të dyanshëm./arbresh.info/
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...