Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, bashkë kandidatin për kryeministër nga VV, Albin Kurtin, kanë bërë homazhe në në vendlindjen e vëllezërve Gërvalla në Dubovik tek memoriali dhe vizituan shtëpinë muze, në 39 vjetorin e vrasjes së tyre.
Në një komunikatë nga Lëvizja Vetëvendosje thuhet se Osmani dhe Kurti u pritën nga bija e veprimtarit, aktivistit, intelektualit e artistit Jusuf Gërvalla, njëherësh edhe kandidate për deputete në listën e LVV, Donika Gërvalla.
Pjesë e këtij delegacioni ishin edhe kandidatët për deputetë: Hydajet Hyseni, Gani Krasniqi, Tinka Kurti, Liburn Aliu, Orges Tafilaj e Mirlinda Tishukaj./arbresh.info/
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë