Osmani: “Defender Europe ’23” është simbol për ta ruajtur paqen nga një botë që po sfidohet për çdo ditë

12:45 | 21 Maj 2023
A Z

Presidentja, Vjosa Osmani në ceremoninë hapëse, ushtrimin ndërkombëtar ushtarak “Defender Europe ’23”, e ka quajtur simbol për ta ruajtur paqen nga një botë që po sfidohet për çdo ditë.

Osmani u shpreh se ka një mjedis shumë të ndjeshëm të sigurisë, ku sfidat dhe kërcënimet po bëhet gjithnjë e më komplekse, andaj sipas saj, rëndësia e bashkëpunimit me aleatët në fushën e mbrojtjes është e domosdoshme dhe ekzistenciale.

“Ky ushtrim ndërkombëtar është një simbol i vendosmërisë sonë kolektive për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në një botë që po sfidohet vazhdimisht. Është kujtesë që forca jonë nuk qëndron vetëm në fuqitë e armëve tona por në lidhjet që krijojmë, në aleancat që ndërtojmë dhe në vlerat e përbashkëta që çdo ditë po i kultivojmë. Objektivi kryesor i ‘Defender 2023’ është ta shfaqë aftësinë ushtarake dhe luftarake të SHBA-së dhe forcave aleate kundër agresorëve të mundshëm dhe për t’i siguruar aleatët dhe partnerët evropianë që kontinenti është i sigurt nga sulmet e mundshme. Ky ushtrim është historik në shumë aspekte, veçanërisht për ushtrinë më të re në kontinentin evropian, për Forcën tonë të Sigurisë”, tha Osmani. /Arbresh.info/