Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi sot fëmijët e Down Syndrome Kosova në Ferizaj, në kuadër të Ditës Botërore të personave me nevoja të veçanta.
Gjatë vizitës, ajo ndoqi aktivitetet dhe programet ditore, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe krijimit të hapësirave të sigurta për fëmijët me nevoja të veçanta.
“Sot vizitova edhe fëmijët e mrekullueshëm të Down Syndrome Kosova në Ferizaj, të cilët me buzëqeshjet dhe shpirtin e pastër na kujtojnë se dashuria dhe humaniteti janë forca më e madhe që kemi. Në Ditën Botërore të personave me nevoja të veçanta, shprehim mirënjohje të thellë për prindërit, mësuesit dhe stafin që çdo ditë krijojnë një hapësirë të sigurt, të ngrohtë dhe mbështetëse për ta”, shkroi Osmani.
IKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është...
Publikohet formacioni e javës në Ligën e Kampionëve – ...
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League