Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë mbështetjen që presidenti amerikan, Joe Biden i ka dhënë Kosovës.
Me anë të një postimi në “X”, Osmani tha se Biden gjithmonë ka mbrojtur lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Nga ditët e tij si senator amerikan deri në mandatin e tij si zëvendëspresident dhe tani si President, Joe Biden gjithmonë ka mbrojtur lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Mirënjohja e popullit të Kosovës do të mbetet gjithmonë e thellë. I urojmë Presidentit Biden një vazhdim të suksesshëm të mandatit të tij dhe gjithë të mirat për të, për Jill Biden dhe familjen e tij në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani.
From his days as a U.S. Senator to his tenure as Vice President, and now as President, @POTUS @JoeBiden has always championed Kosovo’s freedom, independence and democracy. The gratitude of the people of Kosovo will always remain profound.
We wish President Biden a successful… pic.twitter.com/0gra8y2ii9
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 22, 2024
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale në nëntorit.
Përmes një deklarate të lëshuar në rrjetet sociale, Biden ka thënë se beson që tërheqja nga gara është në interesin më të mirë për Partinë Demokratike dhe SHBA-në, në mënyrë që të fokusohet tërësisht në kryerjen e mandatit që ka aktualisht./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK