Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila sot tha se Beogradi është afër vendimit për të kërkuar kthimin e trupave në Kosovë, sipas saj, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999” shkruan Osmani në Facebook, raporton arbresh.info.
E para e shtetit thotë se plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës.
Ajo ka kërkuar urgjentisht kapjen e të dyshuarve dhe sjelljen e tyre para drejtësisë së Kosovës.
“Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë. Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë”, shprehet Osmani.
“Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë! Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë!”, përfundon Presidentja e vendit./arbresh.info/
LEXO EDHE
Bërnabiqi flet për dërgimin e forcave të sigurisë në Kosovë: Jemi afër vendimit – Arbresh.info
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...