Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, në Dubovik për 42 vjetorin e vrasjes së tyre.
Osmani tha se në guximin e tyre, gjejmë frymëzimin, e në sakrificën e tyre heroizmin.
Presidentja me anë të një postimi në Facebook, shkruan se sot nderojnë tri personalitete të guximshme, të cilët ishin cak i një atentati politik dhe u përjetësuan në heronj.
“Në guximin e tyre, gjejmë frymëzimin, e në sakrificën e tyre heroizmin! Në 42 vjetorin e vrasjes, sot nderojmë tri personalitete të guximshme, të cilët ishin cak i një atentati politik dhe u përjetësuan në heronj”, shkruan ajo.
Ajo tha se Jusuf e Bardhosh Gërvalla bashkë me Kadri Zekën, ndoqën rrugën e të vërtetës, nderit dhe lirisë, dhe se tre kolosët punuan me nder, ndaj sot e përherë do të jenë të nderuar nga ne dhe brezat që do të vijnë
“Jusuf e Bardhosh Gërvalla bashkë me Kadri Zekën, ndoqën rrugën e të vërtetës, nderit dhe lirisë! Të tre kolosët punuan me nder, ndaj sot e përherë do të jenë të nderuar nga ne dhe brezat që do të vijnë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Jusufin, Bardhoshin e Kadriun!”, përfundon shkrimin ajo./Arbresh.info/
AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli
Në Dubai do të rifillojnë fluturimet sonte
Malisheva prezanton mbrojtësin danez, Andreas Skovgaard
UEFA e shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme, Finalissi...
Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin...
MINT intensifikon mbikëqyrjen ndaj rritjes së çmimeve të der...