Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për 20-vjetorin e vdekjes së Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova.
Në fjalën e saj, ajo tha se askush nuk e mëshiroin më mirë shprehjen “unë, biri yt Kosovë”, raporton Arbresh.info.
“Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë” më fuqishëm se Presidenti Ibrahim Rugova. Ai ishte biri i saj në bindje, në përkushtim dhe në sakrificë – i lidhur ngushtë me tokën e vet, me popullin dhe me vlerat e tij. I butë në sjellje, por i palëkundur në qëndrim, ai i dha Kosovës gjithçka që kishte”, u shpreh ajo.
“Pavarësia nuk ishte thjesht një akt juridik, por realizimi i një të drejte historike të mohuar. Në betejën për liri, dinjitet dhe shtet, ai zgjodhi paqen jo si dobësi, por si formën më të lartë të guximit politik.”, u shpreh mes të tjerash Osmani.
Kësisoj, ai e ngriti politikën në nivel filozofie, duke e ushtruar me mençuri dhe dinjitet, në një kohë kur politika shpesh zhvishej nga vlerat. Presidenti Rugova nuk ishte vetëm udhëheqësi ynë, por një figurë politike e njohur ndërkombëtarisht, ndikimi i së cilës mbetet i gjallë edhe sot.
“Ai mbetet arkitekti i parë i paqes dhe i lirisë mbi të cilat u ndërtua shteti i Kosovës. Që në fillesat e angazhimit të tij politik, ai e kuptoi qartë se liria e Kosovës nuk ishte vetëm çështje e brendshme, por një kauzë që duhej fituar”, theksoi presidentja Osmani./Arbresh.info/
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit