Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit me vezë ndaj zëvendëskryeministrit të parë Avdullah Hoti.
Ajo thotë se tarifa nuk është çështje vezësh dhe se as ky sulm e as sulme të tjera nuk do të mund të ndalin vendosmërinë e qeverisë për ta çuar përpara Kosovën, shkruan portali arbresh.info.
“Tarifa nuk është çështje vezësh. Është konsensus e veprim shtetëror dhe bashkërendim me miqtë strategjik të Kosovës. As sulmet me vezë e as me mjete të tjera nuk do të mund ta ndalin vendosmërinë tonë që ta qojmë Kosovën përpara”, shkruan ajo.
Sot gjatë ditës Hoti është sulmuar me vezë afër ndërtesës së qeverisë, shkak për këtë besohet të jetë paralajmërimi për heqje të taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...