Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe te varri i ish komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, familjes Jashari si dhe heroit Isa Boletini.
Osmani tha se këto dhe shumë figura u bënë emblemë e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
“Sot, bashkë me Kryetarin Konjufca, ministra e deputetë, i bëmë homazhe trashëgimisë së shquar të kryeheroit dhe komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, familjes Jashari si dhe heroit Isa Boletini. Këto dhe shumë figura të tjera të jashtëzakonshme të historisë sonë, u bënë emblemë e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë”, shkruan ajo.
Tutje Osmani thotë se guximi, sakrifica dhe përkushtimi i tyre për kombin janë trashëgimi e përhershme dhe udhërrëfyese për brezat.
“Guximi, sakrifica dhe përkushtimi i tyre për kombin tonë janë trashëgimi e përhershme dhe udhërrëfyese për brezat. Lavdi jetës dhe veprës së Adem Jasharit, Isa Boletinit dhe gjithë dëshmorëve të kombit tonë”, shkruan Osmani në Facebook./Arbresh.info/



Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë