Presidenta e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 27 vjetorin e protestave e Lëvizjes Studentore të vitit 1977.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani tha se guximi dhe vendosmëria e studentëve të Universitetit të Prishtinës shënoi protestën vendimtare kundër mbylljes dhe okupimit të shkollave shqipe dhe universitetit nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, shkruan Arbresh.info.
Ajo shtoi se protesta ndryshoi rrjedhën e e historisë dhe ishte momenti kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë.
“Në krye me rektorin Ejup Statovci, protesta shërbeu si një paralajmërim i hershëm për zhvillimet e mëpasme, të cilat kulmuan me luftën çlirimtare dhe me pavarësinë e Kosovës.”, ka shkruar ajo. “1 tetori i vitit 1997, është simbol i qëndresës së popullit të Kosovës dhe kujtesë se lufta për liri dhe pavarësi ishte e gjatë, e mundimshme, por triumfale.”, theksoi presidentja Osmani./Arbresh.info/
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit