Osman Zyberaj, i dënuar në kohën e UNMIK-ut për vrasjen e shefit të Sigurimit Serb në regjionin e Gjakovës ka hyrë në greve urie tash e dhjetë ditë në burgun e Dubravës.
Burime të ‘Indeksonline’, bëjnë me dije deri të ky vendim ka ardhur pasi ai po pretendon se atij po i shkelen të drejtat nga ana e njëri gardiani të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Gjithnjë sipas këtij, burimi gjendja shëndetësore e tij, është shumë e rënde.
Ndryshe, Zyberaj është dënuar në kohën e UNMIK-ut për vrasjen e shefit të Sigurimit Serb në regjionin e Gjakovës më 25 vite burg.
Është vëlla i dëshmorit Mensur Zyberaj dhe ndër njerëzit e parë të UÇK-së në atë zonë. Ka pasur në vazhdimësi probleme shëndetësore me hiperte-tension dhe veshka. Disa herë gjate kohës se burgut ka pasur intervenime kirugjikale.

Familja e ish-presidentit Thaçi i shpreh ngushëllime familje...
Lladrovci për Qosjen: Akademia do të jetë më e varfër për nj...
Detarët malazezë “në gjendje të mirë”, pasi Irani sekuestron...
Turqia miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve social...
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...