Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë bërë të ditur se kanë vëzhguar me shqetësim në rritje veprimet që janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës për mbylljen e institucioneve financiare në Veri të Kosovës.
Me anë të një njoftimi në “X”, OSBE-ja kanë thënë se mirëpresin përpjekjet e BE-së për të gjetur një zgjidhje të dakorduar për trajtimin e transaksioneve, shkruan Arbresh.info.
“Misioni i OSBE-së ka monitoruar me shqetësim në rritje veprimet e ndërmarra nga Policia e Kosovës kundër institucioneve financiare në komunat e Leposaviq/Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan/Zveçan dhe Mitrovicë/Mitrovicë Veriore”, ka shkruar OSBE.
Ndër të tjjera ata kanë kërkuar që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive me BE-në për të gjetur një zgjidhje brenda dialogut dhe për të shmangur veprimet destabilizuese.
“OSBE-ja mirëpret përpjekjet e bëra nga BE-ja, si lehtësuese e dialogut Beograd-Prishtinë, për të gjetur një mënyrë të dakorduar përpara për trajtimin e transaksioneve me para të gatshme”, thuhet në reagim.
“Është thelbësore që të dyja palët të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive me BE-në në një përpjekje të dyfishuar për t’i zgjidhur këto çështje brenda Dialogut, për të shmangur veprimet destabilizuese dhe për t’i bërë prioritetet kryesore interesat dhe mirëqenien e banorëve të zakonshëm nga të gjitha komunitetet”, thuhet tutje./Arbresh.info/
The OSCE Mission has been monitoring with growing concern actions taken by the Kosovo Police against financial institutions in the municipalities of Leposavić/Leposaviq, Zubin Potok, Zvečan/Zveçan and Mitrovica/Mitrovicë North.⬇️
— OSCE Kosovo (@OSCEKosovo) May 21, 2024
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...