Një forum me temë respektimin e të drejtave gjuhësore në Kosovë organizohet sot nga Misioni i OSBE-së me qëllim të ngritjes së vetëdijes së institucioneve vendore për rëndësinë e të drejtave gjuhësore.
Zyrtarë të lartë, përshirë Kryeministrin Ramush Haradinaj, Zëvendës Kryeministrin Dalibor Jevtic, Ambasadorin e Austrisë Gernot Pfandler, Komisionerin për Gjuhët Slavisa Mladenovic dhe Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadorin Jan Braathu, do të flasin në këtë ngjarje. Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakica Kombëtare, Ambasadori Lamberto Zanier, do të jetë folësi kryesor.
Forumi do të shërbejë si platformë për përfaqësuesit e juridiksioneve dygjuhësore ose shumëgjuhësore për të ndarë përvojat e tyre në lidhje me të drejtat gjuhësore.
Konkluzionet kryesore do të përfshihen në raportin e ardhshëm tematik të Misionit për dygjuhësinë, i cili ka për qëllim përmirësimin e zbatimit të ligjit për gjuhët.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...