Misioni i OSBE-së organizon nesër në Prishtinë një konferencë me temë gjendjen e mediave online në Kosovë. Në konferencë do të marrin pjesë gazetarë, përfaqësues të mediave online, të shoqatave të gazetarëve, Këshillit të Mediave të Shkruara dhe shoqërisë civile.
Sipas njoftimit të OSBE-së, konferenca ka për qëllim vlerësimin e gjendje së mediave online, veçanërisht portaleve që veprojnë në Kosovë, dhe efikasitetin e vetë-rregullimit nga këto portale. Pjesëmarrësit do të trajtojnë edhe sfidat që ndërlidhen me të drejtat e autorit, trajtimin e të miturve nga mediat online si dhe përhapjen e “lajmeve të rrejshme”. Ata do të dalin me rekomandime se si të adresohen këto sfida.
Dane Koruga, Shef i Seksionit të Mediave në Misionin e OSBE-së në Kosovë, Xhevahire Izmaku, ish-Kryetare e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, dhe Imer Mushkolaj, Kryetar i Bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës do të mbajnë fjalime hyrëse.
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...
Kapen mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1 mijë ...
Muriqi i reagon një tifozi që e akuzoi për ndeshjen: Marre t...