Misioni i OSBE-së dhe Zyra e UNFPA do të prezantojnë sot raportin me gjetje nga Anketa ndërkombëtare mbi burrat dhe barazinë gjinore (IMAGES), e zhvilluar për herë të parë në Kosovë.
Qëllimi i anketës ishte të fitohet një kuptim më gjithëpërfshirës i qëndrimeve dhe praktikave të burrave ndaj temave të ndryshme që lidhen me gjininë dhe mënyrat se si burrat mund të ndihmojnë në adresimin e pabarazisë gjinore. Gjetjet përfshijnë edhe opinionet e grave për qëndrimet e burrave.
Raporti përmban informata dhe statistika për disa çështje kyçe që i takojnë barazisë gjinore, siç janë: normat gjinore dhe qëndrimet ndaj barazisë gjinore; përvojat nga fëmijëria; dinamika e raporteve dhe punët e shtëpisë.
Anketa gjithashtu ka mbledhur informacione për dhunën dhe praktikat kriminale, praktikat shëndetësore dhe politikat dhe ligjet për barazi gjinore.
Fjalimet hyrëse do t’i mbajnë Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, Specialistja e Programit të UNFPA Visare Mujko-Nimani dhe Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia, pasuar nga prezantimi i raportit, diskutimet dhe seanca me pyetje-përgjigje.
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...