Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, pasi ky i fundit dyshohet se ka kryer veprën penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata ka bërë kontrollin në një lokal në të cilin janë gjetur dhe sekuestruar pajisje: kompjuter – shtëpiza të cilat shërbenin për veprimtarin e lojërave të fatit (bixhozit), shkruan Arbresh.info
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
“Rr. Ali Ajeti, Podujevë, 03.05.2023-20:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është bërë kontrolli i një lokali në të cilin janë gjetur dhe sekuestruar pajisje: kompjuter – shtëpiza të cilat shërbenin për veprimtarin e lojërave të fatit (bixhozit). Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Arbresh.info/
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri