Pasi po bëhen dy vite nga arrestimi i Nezir Mehmetajt nga Serbia, familja e tij ka njoftuar se do të organizojnë protestë, që të arrihet lirimi i Nezirit.
Kështu ka bërë të ditur vëllai i Nezirit, Valon Mehmetaj.
“Të dashur qytetarë për shkakun së fillimi i vitit 2022 janë ditë festive dhe institucionet tona nuk punojn atëhere data e protestes do mbetet 10.01.2022 në ora 13:00, kjo protestë do mbahet në Prishtinë përballë objektit të Qeverisë. Kërkojmë përkrahjen tuaj qe protesta në fjalë të marr jehonë të madhe e të ndikoi në të gjitha instancat vendore e ndërkombëtare që të arrihet lirimi i shtetasit të Republikës së Kosovës dhe vellaut ton Nezir Mehmetaj nga kjo formë e padrejtë e mbajtjes”, ka shkruar Valoni në Facebook.
Nezir Mehmetaj po mbahet i ndaluar në burgun e Serbisë dhe akuzohet për përfshirje në vrasjen e shtatë personave dhe djegien dhe plaçkitjen e shtëpive në Rudicë, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndër tjerash, Serbia pretendon se Neziraj kishte marrë pjesë në vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje serbe në qershor të vitit 1999.
Ai u arrestua në janar të vitit 2020 nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar midis Serbisë dhe Kosovës në Merdar. Që atëherë, ai po qëndron në paraburgim. Institucionet e Kosovës në vazhdimësi kanë kërkuar lirimin e Nezir Mehmetajt./rtk/
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot