Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim me OJQ ‘’Kuvendi i të Rinjëve të Ferizajt’’ ,sot në ora 15:00 , realizoi një fushatë sensibilizuese dhe solidarizuese, për viktimat e aksidentit të datës 06.06.2021, që ndodhi në fsahtin Koshare të Ferizajt , e që humbën jetën 5 qyetatarë.
Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i drejtuesve, të të gjitha kategorive të automjeteve, pjesëmarrës në komunikacion, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacion , aksidente, që e përcollën vendin tonë.
Akitiviteti u mbajt në rrugën ‘’Brahim Ademi ‘’ në Ferizaj , afër palestrës së sporteve ‘’Bill Clinton’’ , rruga Ferizaj– Shtime.
Tridhjetë e shtatë aktivistë ( 37) dhe disa policë mbajtën në duar shkronjat e 5 emrave të viktimave në aksidentin fatal dhe disa porosi/thirrje ( pankarta) për të respektuar shenjat dhe rregullat e komunikacionit.
Ishte, kjo edhe një përpjekje e policisë dhe shoqërisë civile , që të zgjojnë vëmendjen dhe të ndërgjegjësojnë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion , që të shtojnë kujdesin e tyre , që aksidente të tilla të mos na përsëriten më !/arbresh.info/

Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...