Organizatat e luftës dalin në protestë ndaj Gazmend Muhaxherit

13:50 | 12 Nëntor 2020
V. S.

Shprehja e kryetarit Gazmend Muhaxheri gjatë një debati televiziv, “Nga koha e Ethem Çekut kur kanë hy partizanët e dytë…”-, shprehje kjo e cila është pranuar si fyerje për Organizatën e Veteranëve të Luftës(OVL UÇK) në Pejë, ka bërë që këta të fundit të reagojnë, përmes një proteste.

Përmes një postimi në facebook, kjo organizatë ka bërë të ditur se për shkak të gjendjes pandeminë, është reduktuar numri i protestuesve të interesuar si dhe janë respektuar të gjitha masat e parapara nga qeveria.

Luftëtarët kanë protestuar pa zhurmë, me pankarta, me moton: Kryetar, ndal ofendimet ndaj çlirimitarëve.

OVL UÇK Pejë, falënderon organizatorët dhe pjesëmarrësit për paraqitjen dinjitoze dhe respektimin e masave, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Të ngjashme