Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka deklaruar se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtuese për Ligjin për Pagën Minimale, edhe pse kishin paralajmëruar bllokim të Kuvendit.
Jashari në takimin e thirrur nga AAK-ja, shtoi se lënia jashtë Ligjit për Pagën Minimale e kësaj kategorie është vendimi më i keq dhe gabim i madh.
Madje ai këtë e ka quajtur tradhti dhe keqpërdorim të besimit të qytetarëve.
“Vendimet e fundit të kësaj Qeveria përmes deputetëve, ka bërë një gabim të madh. Ka bë tradhti ndaj kësaj kategorie. Mos ta keqpërdorin besimin që ia kanë dhënë qytetarët”.
“Ata që e kanë marrë besimin të punojnë. Ne nuk do të heqim dorë nga qëndrimet e tona. Deri në interpretim të Kushtetuese ne do të presim, edhe pse jemi preku keq është ther dinjiteti i secilit qytetarë”
AAK-ja e ka dërguar javën e kaluar e ka dërguar në Gjykatën Kushtuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale./eo
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...