Kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi dhe Dafina Hoxha, Drejtoreshë e Organizatës Ndërkombëtare Humanitare ASB për Kosovë, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për “Mbështetjen e familjeve me nevojë të komunës për krijimin e kushteve më të mira për fillimin e bizneseve të vogla familjare”.
Aktivitetet e projektit përfshijnë: Identifikimi, profilizimin e përfituesve potencial në territorin e Komunës së Rahovecit, trajnimin e përfituesve potencial nga lista e ngushtë (5 ditë trajnim për start-up bizneset e vogla familjare), përgatitja e planeve të biznesit për përfituesit e projektit, shpërndarja e paketave të qëndrueshmërisë apo granteve në formë të mjeteve-pajis si dhe monitorimi mbikëqyrja e projektit.
Ky projekt financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane dhe implementohet nga Organizata Ndërkombëtare Humanitare Gjermane “Arbeiter-Samariter-Bund Deutshland e V.”(ASB) në Kosovë .
Në kuadër të Këtij projekti në Komunën e Rahovecit do të përfitojnë gjithsejtë pesë (5) familje : dy familje të kombësisë Shqiptare , dy nga komuniteti Serb dhe një nga komuniteti RAE.
KRU `Prishtina`: Afati për kontrata po skadon
250-vjetori i pavarësisë, pasaportat e reja amerikane do të ...
Trump urdhëron zgjatjen e bllokadës detare ndaj Iranit
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit