Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në reagimin e saj, organizata thekson se janë të indinjuar nga heshtja e institucioneve të Kosovës, të cilët, sipas tyre, nuk po reagojnë ndaj padrejtësive të Gjykatës Speciale dhe po ashtu nuk po mbajnë opinionin publik të informuar për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit.
“Kërkojmë nga Gjykata Speciale që të japë një raport të qartë dhe zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Thaçi dhe bashkëluftëtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në paraburgim që mbi katër vite”, thuhet në reagimin e tyre./Arbresh.info/

Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...