Këshilli i Etikës në Universitetin e Prishtinës ka marrë vendim që të pushojë procedura e filluar pas denoncimit të Organizatës për rritjen e cilësisë në arsim “Orca” kundër profesorit Ilir Tolaj, në nëntor të vitit 2022 për plagjiaturë në punimin e doktoratës.
Ky vendim është marrë të hënën, në bazë të një raporti të komisionit të ekspertëve të UP-së dhe është konstatuar se denoncimi i kësaj organizate është i pathemeltë
Vendimi thotë se është marrë në bazë të të gjitha rrethanave te rastit dhe tërësinë së tyre faktike dhe ligjore.
Sipas Këshillit të Etikës në UP, që kanë bërë analizën, është ardhur në përfundim se pjesët e kontestuara nga ORCA, “NUK janë pjesët kryesore të asnjë punimi shkencor, duke e përfshirë edhe atë të disertacionit të doktoratës.”
Ndërsa ORCA, ka paralajmëruar konferencë për media lidhur me këtë.
“Ju njoftojmë që nesër me datë 17.01.2023, nga ora 11:00, në rrugën “Henrik Baric, Nr. 6”, në zyrat e ORCA-s, mbahet konferencë për media. Konferenca ka të bëjë me vendimin e Këshilli të Etikës për denoncimin e ORCA-s mbi plagjiaturën e profesorit Ilir Tolaj në disertacionin e doktoratës së vet”, thuhet në njoftimin e tyre për media./Arbresh.info/
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...