Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) po organizon një aksion protestues kundër Këshillit të Etikës.
Kjo vjen si pasojë e një kundërpërgjigje kundrejt vendimit te Këshillit të Etikes, sa i përket pezullimit të Profesorit Xhevat Krasniqi.
Ky i fundit është akuzuar për ngacmim seksual nga 27 studentë. ORCA ka paraqitur një lavatriçe, e cila sipas tyre është e ndryshkur, e lodhur dhe e zbrazët, sikur puna e tyre.
“Kështu sikur kjo lavatriçe e ndryshkur, e lodht, e thyme, e zbrazët, që nuk mundet me i kry më funksionet e veta, qe nuk lan por fëlliqe, njëjtë, edhe Këshilli i Etikes për vite me radhë provoi me i shpërla plagjiatorët, ngacmuesit dhe shkelësit e tjere te Kodit Etik dhe integritetit akademik ne Universitetin e Prishtinës.”, tha Koordinatori i ORCA-s, Dibran Hoxha.
Tutje, Hoxha e ka fajësuar dhe qeverinë, duke thënë se ata janë fajtorë që nuk po lejojnë universiteti të përparojë. “Prandaj edhe Qeveria duhet qartë dhe pa metafora të përcaktohet nëse është në krah të grave dhe vajzave duke marrë veprime konkrete për të mos lejuar Universitetin të shkoje në një drejtim të errët e të mos derdhë lot krokodili në rrjete sociale sa herë që gratë vriten mizorisht”, tha ai.
Tutje, ai përmend dhe anëtarët e Këshillit të Etikës, duke thënë se ata janë arsyeja e rikthimit të protestave.
“Duam ta sigurojmë Qerim Qerimin, Altin Sahitin, Iset Morinën, dhe Qeverinë e Kosoves, se ashtu si vlente në Qeveritë e kaluara, Universiteti i Prishtinës, është vija jonëe kuqe për të cilën do t’i rikthejmë protestat, bllokimin dhe grevat dhe çdo mjet tjetër për të mos e lejuar shkatërrimin e tij”, tha ai./Arbresh.info/


Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës