Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka pritur në takim ambasadorin e sapoardhur të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Rreth takimit, Orav ka shkruar në llogarinë e tij në X: “Kënaqësi që e mirëpres sot Ambasadorin e sapoardhur të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj”.
Ai ka treguar se gjatë bisedës kanë diskutuar mbi progresin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
“Diskutimi ynë nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit si familje e BE-së, për të mbështetur progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Orav.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...