Ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, ka shprehur një propozim rreth masave të Covid-19.
Sipas saj, ora policore që është vendosur si masë nga qeveria, do të duhej të hiqej, të paktën deri në përdundim të muajit të Ramazanit.
Kjo për arsye se, siç vlerëson, agjëruesit e kanë të domosdoshme lëvizjen e lirë pas orës 22:00./arbresh.info/
Postimi i plotë:
“Ora policore sot, më shumë se domosdoshmëri për shëndetin publik na paraqitet si masë për rikuperimin e mëkateve të fushatës.
Duke qenë kështu, kjo masë aspak e bazuar në ndonjë hulumtim shkencor, e sic po shihet pa ndonjë rezultat konkret, duhet të pezullohet të paktën deri në përfundimin e muajit të Ramazanit.
Agjeruesit e kanë të domosdoshme lëvizjen e lirë pas ores 22:00 në mënyrë që t’i kryejnë ritualet e veta gjatë këtij muaji, për këtë arsyje dhe jo vetëm, kjo kërkesë dhe realizimi i saj, më së paku do të ishte njerëzore!”
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...