
?????????????????
Pas të gjitha zhvillimeve në Kuvend, subjektet e opozitës kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, ku thuhet se Kadri Veseli u tërhoq nga pozita e tij, duke e bartur kundërligjshëm udhëheqjen e seancës te anëtari i Kryesisë.
Sipas tyre, kjo është ikje nga përgjegjësia e atij që e ka për detyrë ta mbrojë Kuvendin e Republikës.
“Skenari sot ishte i qartë: Kadri Veseli deshi ta nxisë konfliktin mes deputetëve të Kuvendit”, thuhet në deklaratë.
Ja deklarata e plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës po e rrënon dhe falimenton shtetin, duke e formalizuar dhe legalizuar pushtetin e Serbisë brenda territorit dhe institucioneve të Kosovës. Ky pushtet i Serbisë është shkatërrim i Republikës, sovranitetit, integritetit territorial, e mirëqenies së qytetarëve. Askush nuk ka mandat e as të drejtë ta kthejë Serbinë në Kosovë. Këtë nuk do ta lejojmë.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sot u tërhoq nga pozita e tij, duke e bartur kundërligjshëm udhëheqjen e seancës te anëtari i Kryesisë. Kjo është ikje nga përgjegjësia e atij që e ka për detyrë ta mbrojë Kuvendin e Republikës. Skenari sot ishte i qartë: Kadri Veseli deshi ta nxisë konfliktin mes deputetëve të Kuvendit.
Ne protestën tonë e kemi të orientuar kundër kthimit të Serbisë përmes ‘Zajednicës’, dhe kundër njerëzve të shantazhuar në qeveri, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, të cilët po punojnë me përkushtim të jashtëzakonshëm për t’ia mundësuar Serbisë pushtetin në Kosovë. Prandaj këta persona arritën marrëveshje në Bruksel dhe e shkelën hierarkinë institucionale të Republikës së Kosovës, duke e shpërfilluar dhe pamundësuar kështu vetë Republikën dhe qytetarët në të.
Marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe ajo për demarkacionin me Malin e Zi nuk do të kalojnë. Serbinë nuk do ta lejojmë të kthehet në Kosovë. Malit të Zi nuk do t’i falet toka e Kosovës. Qeveria duhet të tërhiqet nga marrëveshjet.
Normalizimi i punës në Kuvend është normalizim i ‘Zajednicës’, rrjedhimisht i pushtetit të Serbisë në Kosovë. Është normaliz im i pafuqisë së pushtetit karshi interesave të Republikës. Pushtetarët e shantazhuar janë bartësit e këtij nënshtrimi. Qytetarët e Republikës së bashku me deputetët, që e mbajnë dinjitetshëm betimin e tyre, janë ata që do ta mbrojnë Republikën.
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...