Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se protesta që është planifikuar të mbahet më 18 prill, do të jetë masive dhe paqësore.
Pas një takimi që pati me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës për Kosovën, Haradinaj ka përsëritur kërkesat që do të jenë gjatë kësaj proteste.
“Ne mendojmë që kjo është një detyrë e jona për me lehtësu zërin qytetarë me protestu për proceset për temat që janë të ndjeshme në Kosovë: kapja e shtetit, shkalla e lartë e korrupsionit, çmimi shumë i lartë i energjisë në vend, kapja e mediumit publik, një instrumentalizim i skajshëm i Gjykatës Kushtetuese, situata e pa definuar me Trepçën, janë tema që na preokupojnë”.
I pyetur për deklaratat e bëra në opinion se opozita deri më tan nuk ka dhënë ndonjë alternativë, përveç protestës, Haradinaj është përgjigjur se përmes formave tjera, zëri i tyre nuk po dëgjohet nga institucionet, ndërsa ka kritikuar disa nga analistët se po e akuzojnë opozitën, pasi që, sipas tij, ata janë të zgjedhur nga vetë pozita.
“Për fat të keq zëri ynë nuk po ndihet aq larg se pozita ka blerë analistë të ndryshëm, media e shumë çka, por ne kemi dhënë alternativë në vazhdimësi”.
“Një qeveri e tillë është mirë që të shkoj sa më shpejtë, qëllimi është me ballafaqu me gjendjen që ka në vend”.
Haradinaj nuk ka dashur të flas për planet e mëtejme, pasi ka thënë se ende nuk e di nëse pas 18 prillit do të vazhdohet me protesta, duke thënë se për këtë do të diskutojnë me partitë tjera opozitare./arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...