Partitë opozitare kanë filluar takimin në selinë qendrore të Nismës Për Kosovën, në të cilin po marrin pjesë të tre liderët opozitarë: Ymeri, Haradinaj dhe Limaj.
Liderët e tri partive opozitare po mbajnë këtë takim për t’u konsultuar rreth pjesëmarrjes në takimin e përbashkët të ftuar nga presidentja Jahjaga, transmeton Koha.net.
Ky takim i opozitës ka ardhur pas deklaratave të kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçi, të cilët kanë thënë se dialogu është rruga për dalje nga kriza politike.
Deri tash, Nisma për Kosovën dhe Vetëvendosje i kanë konfirmuar Koha.net se nuk do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga Presidentja Jahjaga, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbetur që sot të vendosë se si do të veprojë.
Një muaj paraburgim për Arianit Sllamnikun
Prokuroria jep detaje për rastin në Restelicë të Dragashit: ...
Kuvendi shqyrton sot projektligjin për aderimin e Shqipërisë...
Prokuroria kërkon paraburgim për djalin që dyshohet se privo...
Vjedhja e rëndë në Prishtinë, policia jep detaje
Zgjatet afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Viti