Qeveria e Kosovës e ka humbur betejën me opinionin publik, ndërsa rrezikon territorin e vendit me demarkacionin me Malin e Zi, vlerësojnë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.
Shefja e Grupit parlamentar nga Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se partia e saj do ta kundërshtojnë Marrëveshjen e tashme të këtij demarkacioni.
“Është dëshmuar se kjo marrëveshje, ashtu siç është nënshkruar, e rrezikon territorin e vendit tonë. Kjo është në kundërshtim me interesat nacionale dhe të ardhmen tonë. Ndaj, nuk do ta votojmë dhe nuk besojë se do të kalojë në Kuvend”, ka thënë Bajrami për Telegrafin.
Edhe anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka bërë të ditur se janë reale gjasat që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mos e votojnë ‘versionin (Murat) Meha’ të Demarkacionit.
“Argumentet kundër versionit aktual të kufirit, sot janë më të forta dhe më bindëse se sa herën e kaluar”, ka thënë ai, duke shtuar se gjasat për të kaluar në Kuvend janë shumë të vogla.
Ndryshe, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë vizitës së tij në Itali ka thënë se Demarkacioni “nuk ka alternativa të tjera përpos miratimit të tij”. Ai madje ka paralajmëruar se Demarkacioni do të kthehet në Kuvend gjatë javës së ardhshme.
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates