Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë zgjeruar operacionin anti-drogë “SKY ECC”.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se operacioni është realizuar në 25 lokacione të ndryshme dhe janë arrestuar shtatë persona për veprat penale: pjesëmarrja në grupin kriminal të organizuar, blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve dhe pastrim të parave.
“Të pandehurit, dyshohet se kanë përdorur aplikacionin e njohur për komunikim të enkriptuar “SkyECC” për të organizuar aktivitetet e tyre kriminale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Autoritetet e sigurisë kanë sekuestruar mbi gjysmë kilogrami kokainë, 11 mijë euro para të gatshme, 34 vetura, shtatë armë zjarri dhe dokumente personale me identitet të rremë.
“Operacioni është mbështetur nga një bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar, përmes shkëmbimit të të dhënave me autoritetet belge, franceze, holandeze dhe agjencinë europiane Europol, duke siguruar koordinim të plotë ndërkufitar”, vijon njoftimi.

Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...