Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë dhjetë ditëve, në zbatimin e planit operativ “Goditja”, ka arrestuar 122 persona, 38 nga ta me urdhër-arreste nga gjykata, ndërsa ka konfiskuar 43 armë.
Policia bën të ditur se ka realizuar 4 mijë e 402 pikë kontrolle në automjete ku 1 mijë e 314 prej tyre më radarë dhe alkool test.
Nga ky operacion, Policia ka njoftuar gjithashtu se gjatë kësaj kohe ka kontrolluar 25 mijë e 323 vetura si dhe 353 lokale.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se edhe gjatë ditëve në vazhdim do të vazhdojë plani operativ në fjalë si dhe aktivitetet tjera të policisë./Arbresh.info/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...