Operacioni “Bregdeti”/ Konfiskohen mbi 76 kg mariuhanë, arrestohen tre persona

14:06 | 22 Janar 2026
E.G

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, konkretisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë Prishtinë, edhe të njësive tjera mbështetëse, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, si dhe përmes zbatimit të masave të veçanta hetimore, në lidhje me rastin e koduar “Bregdeti” me datën 21.01.2026 rreth orës 23:00 afër pikëkalimit kufitar në Merdare është ndaluar i dyshuari H. S. i cili ishte duke e drejtuar një kamion me targa vendore dhe gjatë kontrollit në kamion janë gjetur të fshehura 68  paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 76 kilogramë e 800 gramë .

Ndërkaq është realizuar edhe urdhër kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit, në asistencë të njësisë së NJRSH-së, dhe gjatë kontrollit janë gjetur:

1 armë zjarri me 5 fishekë të kalibrit 9.9 mm,
2vetura,
1  kamion,
1  telefon celular,
para të gatshme 2950 euro.

Në vazhdimësi të operacionit, me datën 22.01.2026, është realizuar bastisje edhe në dy lokacione, shtëpitë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në fshatin Godishnjak – Podujevë dhe gjatë kontrollit të tyre janë gjetur:

4 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4 kilogramë e 454 gramë (katër kilogramë e 454 gramë)
2 vetura
2 telefona celularë
thasë najloni të zbrazur ngjyrë të zezë dhe ngjitës, që kanë shërbyer për paketimin narkotikëve.

Po ashtu është gjetur një armë zjarri me gaz e modelit Signasauser.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj tre të dyshuarve është lëshuar aktvendimi për ndalimin prej 48 orëve, ndërkaq prokurori i shtetit me kohë do të ndërmarr të gjitha veprimet e mëtutjeshme hetimore.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale