Policia e Kosovës raporton se ka zhvilluar një operacion policor në tri lokacione, Vushtrri, Klinë dhe Carrabreg të Deçanit.
Sipas policisë, një person është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës.
“Vushtrri, Klinë dhe Carrabreg Deçan / 04.11.2025-NN. Lidhur me rastin është raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale; dy pistoleta, një pushkë gjuetie, një armë e gjatë, një makinë për punimin e kartëmonedhave, dy telefona celular, një USB, një fotrollë arme, një kapelë bejsbolli, 208 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy optika. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport